SPAK kërkon rikthimin në burg të ish-ministrit Lefter Koka, pritet shqyrtimi në Gjykatën e Lartë

Aktualitet

SPAK kërkon rikthimin në burg të ish-ministrit Lefter Koka,

Dy muaj pas vendimit të Gjykata e Posaçme e Apelit që liroi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, SPAK ka depozituar rekurs në Gjykata e Lartë.

Ky veprim tregon se Prokuroria e Posaçme kundërshton interpretimin e vendimit të muajit shkurt 2026 për lirimin e ish-ministrit.

Sipas një njoftimi publik të datës 17 prill, bëhet me dije se njoftimi i rekursit ndaj Kokës ka qenë i pamundur përmes shërbimit postar, pasi dëftesa e komunikimit është kthyer me shënimin “larguar”.

Lefter Koka u arrestua në vitin 2021 në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorëve, ku akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Ai është dënuar me vendime që ende nuk kanë marrë formë të prerë për dosjet e inceneratorëve të Fier, Elbasan dhe Tiranë.

Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë mbi rekursin e SPAK dhe vlefshmërinë e lirimit të ish-ministrit.

ME TE LEXUARAT