Stuhi ere në Korçë, përmbyset kamioni në rrugë

Aktualitet

Stuhi ere në Korçë, përmbyset kamioni në rrugë

Era e fortë ka shkaktuar një aksident në aksin nacional Korçë–Kapshticë, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ku një mjet i tonazhit të rëndë është përmbysur dhe është përplasur me një automjet tjetër që lëvizte në drejtim të Korçës.

Sipas policisë, kamioni po udhëtonte nga Korça drejt Kapshticës dhe, vetëm pak kilometra pas fshatit Belorta, në afërsi të kryqëzimit të Plasës, është përmbysur si pasojë e erës së fortë. Përmbysja e mjetit rrezikoi edhe drejtuesin e një automjeti të vogël që po lëvizte nga Kapshtica në drejtim të Korçës.

Megjithëse aksidenti ishte i frikshëm, për fat të mirë të dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në të dy drejtimet e rrugës nacionale Korçë–Kapshticë u bllokua për më shumë se 40 minuta, ndërsa më pas lëvizja e automjeteve i është rikthyer normalitetit.

ME TE LEXUARAT