Tensione që në nisje të protestës së Berishës! Shpërthejnë molotovë

Aktualitet

Tensione që në nisje të protestës së Berishës!

Tubimi i sotëm nuk do ketë fjalime pasi në shesh vërehet mungesa e podium.

Si gjithmonë para protestave të thirrura nga opozita, Kryeministria është rrethuar gardhe të hekurt ndërsa policia sot ka njoftuar rrugët të cilat do të bllokohen gjatë protestës.

Ndërkohë ditën e djeshme kryedemokrati Sali Berisha zbuloi se deputetët do të bashkohen me protestuesit e zonës së tyre.

Mes turmës së protestuesve është dëgjuar shpërthimi i një molotovi afër urës së LanësMilitantët e Partisë Demokratike kanë hedhur molotovë e fishekzjarrë drejt kryeministrisë.

Ndërkohë që në drejtim të protestuesve, po hidhet ujë e gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e tyre./Shqip

ME TE LEXUARAT