Tensione në Durrës! Protesta kundër TID, banorët ndalojnë kreun e IMT, tentojnë të futen në bashki

Pasi ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut për shpjegime, banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit, teksa në protestë ka patur edhe tensione.;
Banorët e qytetit të Durrësit e kanë nisur ditën e sotme me protesta për projektin TID i cili do të cënojë banesat e 74 familjeve durrsake.
Qytetarët u mblodhën para godinës së Bashkisë ku kërkonin shpjegime për situatën, pasi ata ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut, Alfred Mullaraj, ata ndaluan edhe kreun e IMT-së të Bahskisë së Durrësit, të cilit i kërkuan po ashtu shpjegime për situatën.
Në vazhdim të protestës ka patur edhe tension si dhe ndërhyrje pasi banorët protestues bllokuan rrugën si reagim për cenimin e të drejtave dhe banesave të tyre nga projektet.


