Thyen arrestin shtëpiak dhe përplaset me policinë , efektivët qëllojnë në ajër për të ndaluar 38-vjeçarin në Kavajë

Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Golem, ku një 38-vjeçar që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është konstatuar nga Policia duke lëvizur i lirë në rrugë dhe më pas ka kundërshtuar me forcë efektivët.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, së bashku me Ndihmësspecialistin e zonës, gjatë patrullimit në territor kanë konstatuar shtetasin A. B., 38 vjeç, i cili ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë. Ai njihej nga Policia si person me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Gjatë verifikimit, punonjësit e Policisë i kanë kërkuar 38-vjeçarit shpjegime për thyerjen e masës së sigurisë dhe e kanë njoftuar se do të shoqërohej në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.
Në këto rrethana, shtetasi A. B., së bashku me kunatin e tij, A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga familjarë të tjerë që ndodheshin në vendngjarje.
Për të neutralizuar situatën dhe për të shpërndarë turmën, Ndihmësspecialisti i Postës së Policisë Golem ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit, pistoletë.
Në ndihmë të efektivëve kanë mbërritur edhe shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e personave të përfshirë në kundërshtimin e veprimeve të Policisë. Gjithashtu, në Komisariat është shoqëruar edhe 38-vjeçari që kishte thyer masën e sigurisë.
Veprimet hetimore për rastin po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Për ngjarjen është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila pritet të verifikojë procedurat e ndjekura gjatë ndërhyrjes.
Kavajë / Informacion paraprak
Rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, bashkë me Ndihmësspecialistin e zonës që ishte i gatshëm, gjatë patrullimit në territor, në Golem, kanë konstatuar në rrugë shtetasin A. B., 38 vjeç, i cili ishte i shoqëruar me persona të tjerë, dhe e kanë ndaluar për verifikim, pasi njihej nga Policia që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Punonjësit e Policisë, gjatë verifikimit, i kanë kërkuar arsyen e thyerjes së masës së sigurisë dhe i kanë komunikuar se do të shoqërohej në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme. Shtetasi A. B. dhe kunati i tij, shtetasi A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, familjarë të tij. Punonjësi i Policisë me detyrë Ndihmësspecialist në Postën e Policisë Golem ka qëlluar me armën e shërbimit, pistoletë, një herë në ajër, me qëllim zbrapsjen e tyre. Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë shoqërimin e shtetasve të përfshirë në kundërshtim të veprimeve të Policisë. Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat edhe shtetasi A. B., i cili kishte thyer masën e sigurisë. Veprimet hetimore për këtë rast po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Ndërkohë, është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rastin.


