Arrestohet në Tiranë 40-vjeçari i dënuar për trafik klandestinësh dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës
Policia e Tiranës ka finalizuar aksionin e koduar “The Walker”, duke arrestuar E. B., 40 vjeç, i cili ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 2 vjet, 2 muaj e 28 ditë burg për veprat penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Aksioni u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit nr. 1, të cilët sekuestruan edhe armën e zjarrit që mbante me vete i arrestuari.
Policia njofton se operacioni u zhvillua në koordinim me shërbimet e tjera të rendit dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarit.