Tjetër aksident! Automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në Vlorë, shoferi në gjendje të rëndë
Lajmifundit
/
29 Prill 2026, 20:58
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Tragjasit, në Vlorë, ku një automjet është përplasur me disa bagëti të imta që ndodheshin në rrugë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.