Nga viktimë e dhunës në autore krimi, historia e Mirelës që vrau bashkëshortin me sopatë

Aktualitet

Nga viktimë e dhunës në autore krimi, historia e Mirelës

Historia e Mirela Buzallit lidhet me një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2016 në familjen e saj me tre fëmijë, ku një konflikt i gjatë bashkëshortor ka përshkallëzuar në një tragjedi.

Sipas rrëfimit të saj dhe materialeve hetimore, debati mes çiftit ka nisur pas një konflikti të ri në orët e para të mëngjesit, ku bashkëshorti i saj i ka thënë se nuk dëshironte të jetonte më me të dhe se do të sillte një grua tjetër në shtëpi. Konflikti më pas ka degjeneruar në përplasje fizike, ku të dy palët janë përfshirë në një situatë dhune me një sëpatë në dhomën e gjumit.

Gjatë përplasjes, ajo ka deklaruar se ka vepruar në vetëmbrojtje, duke i marrë armën dhe duke e goditur bashkëshortin disa herë, çka ka sjellë vdekjen e tij në vend.

Pas ngjarjes, ajo ka dërguar fëmijët tek të afërmit dhe më pas është paraqitur vetë në polici për të rrëfyer krimin.

Më pas, gjykata e ka dënuar me 16 vite burg për vrasje. Në vitet e mëvonshme, gjatë vuajtjes së dënimit, ajo ka tentuar vetëvrasje në burg, ndërsa ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar përfshirje në amnisti, sipas burimeve nga institucioni i vuajtjes së dënimit.

Ngjarja është trajtuar edhe nga ekspertë dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë, të cilët kanë theksuar vështirësinë e dallimit mes vetëmbrojtjes dhe veprimit kriminal në raste të dhunës së bre

ME TE LEXUARAT