GJKKO dënon Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, dy “kokat” e grupit kriminal që drejtonin trafikun e drogës drejt Zvicrës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 108, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dhe Erjon
Loci”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 11, datë 10.02.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 – 28/4 të K.Penal, dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, e parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”, e parashikuar nga neni 191/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
6. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dënohet me një dënim të vetëm prej 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim. 7. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit izbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gëzim Bakalli (alias Shkembim
Cërmanji) me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
8. Vuajta e dënimit për të pandehurin Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Loci për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28/4 të K.Penal, në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Loci për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
11. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Erjon Loci dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. 12. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i
zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Erjon Loci me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.
13. Vuajta e dënimit për të pandehurin Erjon Loci të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
14. Në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale të procedohet si më poshtë: Dokument në disa gjuhë i shtetit zviceran; Pasaportë në gjuhë italiane me numër ****
në emër të shtetases P.R; Pasaportë në gjuhë italiane me numër **** në emër të shtetasit A.A; Një palë syze të markës GUCCI ngjyrë e zezë e verdhë; Një varëse me ngjyrë të verdhë si ajo e floririt me një medalion; Një orë dore femrash e markës Hublot MD Geneve me numër serial **** në kuti me mbishkrimin Rolex sekuestruar në banesën e të pandehurit Gëzim Bakalli; Një telefon iPhone ngjyrë bezhë dhe flori model ****, IMEI ****, Një telefon iPhone 8 i bardhë, të sekuestruara të pandehurit Erjon Loci; Laptop MacBook Pro model ****, FCC ID: ****, IC: ****, ****, Serial number **** (Sektori ekspertizës), të qëndrojnë në fashikullin e hetimit të procedimit të ndarë nr. 108/1 të vitit 2025. Dokumentet lejë drejtimi automjeti/patentë kosovare me nr. ****, e datës 13/1/2023; pasaportë kosovare me numër ****, e datës 27/2/2023, me vlefshmëri deri më datë 26.2.2033; kartë identiteti/Letërnjoftim i kosovës me numër ****, i datës 3/11/2022 për të cilat gjatë gjykimit rezultoi se janë të falsifikuara të asgjësohen.
15. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumën 43,630 lekë (dyzet e tremijë e gjashtëqind e tridhjetë) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.