Tragjedia në Shëngjin: 5 shokët i mori dallga, identifikohen dy viktimat (emrat)

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën në tragjedinë e ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, pasi u morën nga dallgët e forta teksa po laheshin në det.
Viktimat janë Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina. Të dy ndodheshin në bregdet së bashku me tre të rinj të tjerë, kur u përfshinë nga rrymat e forta detare.

Si pasojë e ngjarjes, Leonid Alia dhe Jetmir Çopa humbën jetën, ndërsa tre shokët e tyre u nxorën nga deti falë ndërhyrjes së qytetarëve me Jet Ski dhe shërbimeve të Policisë.
Të mbijetuarit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë që tronditi Shëngjinin.


