Arrestohet në kufi në Kukës 31-vjecarja, policia: Po trafikonte shtatë emigrantë!

Policia në Morinë të Kukësit ka goditur një rast të transportimit të emigrantëve të paligjshëm, duke arrestuar dy të reja nga Tirana.
Operacioni i koduar “Mënyra” u zhvillua pas informacioneve për një skemë të re të kalimit të paligjshëm të kufirit.
Gjatë ndërhyrjes, 31-vjeçarja F. B. u kap në flagrancë në fshatin Morinë, teksa po transportonte me automjet 7 emigrantë, të cilët synonin të kalonin drejt Kosovës kundrejt pagesës.
Në pranga ka rënë edhe 22-vjeçarja Xh. C., e cila lëvizte me një automjet tjetër përpara, duke kontrolluar rrugën dhe për të shmangur kontrollet e policisë.
Gjatë operacionit u sekuestruan dy automjetet e përdorura, si dhe një sasi parash në euro dhe në lekë.
Materialet janë dërguar në Prokurori dhe hetimet për rastin vijojnë.


