U largua para tre ditësh, nëna e alarmuar denoncon zhdukjen e 17-vjeçares nga Durrësi
Një 17-vjeçare banuese në Durrës është larguar nga banesa e saj para tre ditësh.
Ka qenë vetë nëna e saj, shtetësia me iniciale N.P, 50-vjeçe, e cila është paraqitur në Komisariatin e qytetit të Durrësit ku dhe ka ngritur alarmin se prej datës 12 korrik, vajza e saj me iniciale N.P., është larguar nga banesa.
Menjëherë pas këtij denoncimi, blutë e Durrësit po punojnë me qëllim gjetjen e të miturës.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi N. P., 50 vjeç, banues në Durrës, se më datë 12.07.2025, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja N. P., 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”,- thuhet në njoftimin e Policisë.