U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe!

Aktualitet

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm deputetin

Gjykata e Posaçme ka marrë sot (3 qershor) vendimin për padinë dhe kallëzimin penal të ngritur ndaj deputetit socialist Erion Braçe, për shpifje.

Gjyqtarja Flojera Davidhi, pasi shqyrtoi kërkesën e akuzuesit Anduel Çekrezi, vendosi që ta deklaronte të pafajshëm ligjvënësin e mazhorancës, i cili kishte marrë pjesë edhe në seancat gjyqësore të zhvilluara.

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm deputetin

Vendimi i GJKKO-së:

“Viktima akuzuese, shtetasi Anduel Çekrezi me datë 03.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin dhe shpalljen fajtor të z. Erion Braçe, për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, së kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë i Kodit Penal”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 45, datë 03.06.2026, vendosi:

Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Erion Braçe, për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi dytë i K.Penal.

Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës”.

ME TE LEXUARAT