U nominua nga Trump si kandidat për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër para Senatit

Aktualitet

U nominua nga Trump si kandidat për postin e Ambasadorit amerikan në

Kandidati për ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, do të paraqitet nesër në orën 16:00 (me orën lokale shqiptare) përpara Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, në kuadër të procesit të konfirmimit për detyrën diplomatike në Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore pritet të diskutohen prioritetet e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë, forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Eric Wendt është ish-gjeneral me tre yje i ushtrisë amerikane dhe ish-komandant i forcave speciale të NATO-s, me një karrierë mbi 34-vjeçare në shërbimin ushtarak amerikan. Ai ka shërbyer në disa zona me rëndësi strategjike, përfshirë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë, duke u konsideruar një figurë me eksperiencë të gjerë në operacione ndërkombëtare dhe çështje sigurie.

Emërimi i tij është propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa konfirmimi i Senatit është hapi i fundit para marrjes së detyrës si ambasador në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT