Vendi vakant, qeveria propozon Olta Rushaj për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është propozuar emri i Olta Rushaj si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Propozimi i Olta Rushaj vjen pas propozimeve të Ervin Metes dhe Jonida Priftit nga qeveria për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të cilët morën edhe aprovimin në Kuvend dhe nisën punën.
Kujtojmë se Parlamenti votoi edhe 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë: Selami Xhepa (74 vota pro, 16 kundër dhe 0 abstenim), Holta Zaçaj (72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim), Ervin Mete (74 vota pro, 17 kundër dhe 0 abstenim) dhe Jonida Prifti (73 vota pro, 18 kundër dhe 0 abstenim).
Njoftimi i Qeverisë:
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të një anëtari për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
Vendosi:
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së znj. Olta Rushaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


