VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aktualitet

VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, makina kthehet

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë lëvizjes, çka ka bërë që njëra prej tyre të humbasë kontrollin, të dalë nga rruga dhe të përplaset me bordurën anësore. Si pasojë, mjeti është përmbysur.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për viktima.

Shkak paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara në zonat urbane. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT