VIDEO/ Avioni i ‘Air Albania’ përfundon në Moskë pavarësisht sanksioneve perëndimore

Aktualitet

VIDEO/ Avioni i ‘Air Albania’ përfundon në Moskë

Një avion Airbus A320 që më parë ka qenë në përdorim të Air Albania është zhvendosur në Rusi, në një rast që lidhet me mënyrat alternative të furnizimit të aviacionit rus në kushtet e sanksioneve perëndimore.

Sipas raportimeve, sektori i aviacionit civil në Rusi po vijon të përballet me vështirësi për shkak të kufizimeve në pjesë këmbimi, mirëmbajtje dhe furnizim me avionë nga prodhuesit Airbus dhe Boeing.

Megjithatë, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe BE, disa avionë thuhet se po arrijnë të transferohen në mënyra të tërthorta drejt Rusisë.

Rasti i fundit lidhet me një Airbus A320 që deri në prill ishte i parkuar në Stamboll dhe më parë kishte shërbyer për Air Albania dhe Etihad Airways. Më pas, avioni është zhvendosur përmes Omanit dhe ka përfunduar në Moskë, ku është regjistruar nën shenja ruse.

Sipas të dhënave, avioni është prodhuar në vitin 2011 dhe ka kaluar në disa kompani dhe regjistrime ndër vite, ndërsa aktualisht operohet nga një kompani ruse charter.

 

ME TE LEXUARAT