Vidhte motomjete, i çmontonte dhe i shiste/ E pëson keq 33-vjeçari në Tiranë...

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar i cili akuzohet për vjedhje të motomjeteve dhe shitje të pjesëve të tyre.
Sipas autoriteteve, i riu vidhte motomjetet, i çmontonte në pjesë dhe më pas i shiste ato, duke përfituar nga tregu i paligjshëm i pjesëve rezervë. Operacioni i policisë erdhi pas një hetimi të strukturuar për ndalimin e këtij aktiviteti kriminal që shqetëson qytetarët dhe pronarët e mjeteve.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Remove”, zbardhen 6 raste të vjedhjes së motomjeteve, gjatë 2 muajve të fundit.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë dhe i shiste ato.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën pjesë të motomjeteve të vjedhura.
Procedohet penalisht një 39-vjeçar, pasi dyshohet se ka përvetësuar nga i arrestuari, motomjet dhe pjesë motomjetesh, të vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimeve për vjedhjen e disa motomjeteve, kanë finalizuar operacionin policor “Remove”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-E. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas vidhte motomjete me qëllim çmontimin në pjesë dhe shitjen e tyre, kryesisht në subjekte që shesin pjesë mjetesh. Ai dyshohet se ka vjedhur 6 motomjete, gjatë muajve mars dhe prill 2026.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka përvetësuar 1 motomjet dhe pjesë motomjetesh, të vjedhura nga i arrestuari.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 33-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


