Kriza në degën e PD në Fier, Noka e Bardhi mbajnë takim me dyer të mbyllura

Politikë

Kriza në degën e PD në Fier, Noka e Bardhi mbajnë takim me

Në kulmin e krizës në degën e Partisë Demokratike në Fier, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, dhe drejtuesi politik i qarkut, Gazment Bardhi, kanë zhvilluar një takim në qytet për të adresuar situatën brenda strukturave lokale.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Në fokus të diskutimeve ka qenë prezantimi i grupit të punës me 43 anëtarë për vitalizimin dhe ristrukturimin e degës së PD Fier, si edhe organizimi për protestën e opozitës të paralajmëruar më 8 maj në Tiranë.

Zhvillimi vjen pak kohë pasi kryetari i degës së PD Fier, Rrapi Gjika, njoftoi largimin e tij, duke shprehur zhgënjim për përzgjedhjen e emrave që do të drejtojnë proceset zgjedhore dhe organizative në degë.

Në reagimin e tij, Gjika kundërshtoi emërimin e Ardian Ferros në krye të grupit të punës, duke deklaruar se ai ka qenë kundër Rithemelimit dhe kundër Sali Berishës. Sipas tij, vendimmarrja është bërë pa konsultim me anëtarësinë lokale dhe drejtimi i degës po u besohet personave që më herët kanë qenë kundërshtarë të PD-së së Rithemelimit

ME TE LEXUARAT