Vrau djalin e xhaxhait në fshatin Gjorm, Gjykata e Vlorës dënon me burg Bertil Alliaj: Nuk jam në gjendje të flas

Aktualitet

Vrau djalin e xhaxhait në fshatin Gjorm, Gjykata e Vlorës dënon

U paraqit këtë të mërkurë në gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, djalin e xhaxhait Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjormë.

Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë të pranishme në ambientet e gjykatës për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë seancës.

Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit me burg për Alliajn, ndërsa gjatë gjyqit ai tha: “Nuk jam në gjendje të flas. Jam dakord me ato që thotë avokati”.

Bertil Alliaj ekzekutoi kushëririn e tij Dalan Alliaj katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës. 


32-vjeçari u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orë kërkimesh nga policia pas ngjarjes së rëndë. Përmes një njoftimi, Policia sqaroi se ishte sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.

Ai është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje dhe rezultonte i shpallur në kërkim si autor i masakrës së Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj.

Një konflikt për motive banale degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga dy grupe me tre djem të moshave 18-21 vjeç secili dhe la pas tre viktima. Të dënuar më parë për masakrën e Çoles janë edhe Aleksander Llanaj si dhe Ani Begaj i kapur dy vite më parë pas disa viteve në arrati, ndërsa Bertil Alliaj kishte qenë në arrati prej vitit 2015. 

ME TE LEXUARAT