Zbulohet data, kur mblidhet Asambleja e PS

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në datën 21 mars.
Kjo datë u vendos këtë të mëqrkurë, në mbledhjen që kryeministri Edi Rama zhvilloi në selinë rozë.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste që prej orës 09:00. Takimi u fokusua në organizimin e brendshëm të partisë dhe në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në muajin qershor për kryetarët e degëve dhe në caktimin e datës së Asamblesë.
Takimin e fundit me Kryesinë, lideri socialist e zhvilloi më 3 mars.
Pas mbledhjes së zgjeruar të grupit socialist, këtë të martë, kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë.
Në mbledhjen që zgjati vetëm 30 minuta, kreu i qeverisë dha disa porosi për anëtarët e Kryesisë.
Në fokus ishte organizimi i strukturave si dhe takimet më të shumta në terren me njerëzit.


