Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, 3 të arrestuar, mes tyre 1 punonjës i OSHEE, nën hetim 3 të tjerë (EMRAT)

Aktualitet

Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, 3 të arrestuar, mes

Shkodër- Tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë pas një operacioni të policisë në lagjen ’10 Korriku’.

Gjatë këtij aksioni blutë gjetën 670 bimë kanabisi në një tunel.
Të arrestuarit janë identifikuar si: Arvid Papajanis, Klodian Hasanaj dhe Dritan Selmani.

NJOFTIMI I POLICISË

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (tunel), në oborrin e një banese të marrë me qira nga shtetasi A. P., në lagjen “10 Korriku”, i cili ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 555 fidanë dhe 115 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 126 llamba, 80 pajisje inventer, 31 panele led dhe 17 filtra ajri, që shërbenin për kultivimin dhe tharjen e fidanë dhe bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 35 vjeç, banues në Shkodër dhe K. H., 30 vjeç, banues në fshatin Degë, Tropojë, të cilët u kapën në ambientet e tunelit.

Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi D. S., 40 vjeç, banues në Shkodër, si dhe nisi hetimi për shtetasit D. P., 32 vjeç, M. H., 35 vjeç dhe F. V., 23 vjeç, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim”, bëri me dije policia.

ME TE LEXUARAT