Zjarret shpërthejnë bombat e Luftës së II Botërore në Tepelenë, digjet Kisha dhe 5 stane

Aktualitet

Zjarret shpërthejnë bombat e Luftës së II Botërore

Dy bomba të Luftës së II Botërore kanë shpërthyer ditën e sotme në fshatin Lekël në Tepelenë për shkak të temperaturave të larta.

Si pasojë e shpërthimit janë djegur 5 stane, tre viça dhe një Kishë.

Ndër objektet e prekura rëndë është edhe kisha ortodokse “Shën Ilia”, e shpallur monument kulture i kategorisë II.

Kisha, e ndërtuar rreth viteve 1800 nga Thanas Vaja, ish-komandat i Ali Pashë Tepelenës, është shkatërruar plotësisht nga flakët.

Situata është përkeqësuar më tej nga shpërthimi i dy bombave të mbetura në zonë që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat janë aktivizuar për shkak të temperaturave të larta të zjarrit.

Policia ka kërkuar evakuimin urgjent të popullsisë në fshatrat Lekël dhe Hormovë për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.

ME TE LEXUARAT