5 të plagosur/ Detaje nga ngjarja në Zvicër, orteku mund të ketë bllokuar shinat para se të kalonte treni

Bota

5 të plagosur/ Detaje nga ngjarja në Zvicër, orteku mund të

Një tren me 29 pasagjerë në rajonin zviceran të Valais doli sot nga shinat për shkak të një orteku, duke plagosur pesë persona, thanë autoritetet.

“Orteku mund të ketë bllokuar shinat para se treni të kalonte”, tha policia në një deklaratë.

Kompania hekurudhore BLS, kishte raportuar më herët se linja midis Gopenstein dhe Brig ishte ndërprerë për shkak të një orteku.

Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB/CFF/FFS) gjithashtu fajësuan ortekun për ndërprerjen e shërbimit.

Rreth 60 kilometra në jugperëndim të Gopenheim në komunën e Orsieres, rreth 50 banorë u evakuuan nga një zonë rreziku – si një masë paraprake për shkak të rrezikut të një orteku.

Autoritetet përmendën motin e keq me erëra të forta dhe reshjet.

“Njerëzit nuk do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre deri të mërkurën”, thanë autoritetet.

Instituti për Kërkime mbi Borën dhe Ortekët në Davos paralajmëroi për një rrezik të lartë ortekësh në pjesë të mëdha të Alpeve Zvicerane – për shkak të sasive të mëdha të borës dhe rrëkeve të dëborës të nxitura nga era.

Ortekët ndonjëherë shkaktohen nga njerëzit, por ato mund të ndodhin edhe pa ndërhyrjen e njeriut.

ME TE LEXUARAT