60 viktima pas trazirave për vrasjen e “El Menço”-s në Meksikë, 10 mijë ushtarë në terren

Bota

60 viktima pas trazirave për vrasjen e “El Menço”-s

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në Meksikë pas shpërthimit të dhunës që pasoi vrasjen e baronit të drogës Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Menço”. Qeveria ka dislokuar rreth 10 mijë ushtarë në shtetin Jalisco për të vënë nën kontroll situatën.

“El Menço”, kreu i kartelit Jalisco New Generation Cartel (CJNG), u plagos gjatë një operacioni ushtarak në një zonë pyjore pranë qytetit Tapalpa dhe ndërroi jetë gjatë transportimit me helikopter drejt Mexico City.

Sipas autoriteteve, pas njoftimit për vdekjen e tij, anëtarë të kartelit bllokuan rrugë, dogjën automjete, sulmuan pika karburanti, banka e biznese dhe u përplasën me forcat e sigurisë në të paktën 20 shtete të vendit.

Ministri i Sigurisë bëri të ditur se gjatë operacionit dhe përleshjeve të mëvonshme u vranë 25 anëtarë të Gardës Kombëtare, një roje sigurie dhe një punonjës i prokurorisë. Nga ana tjetër, forcat e sigurisë neutralizuan 30 anëtarë të kartelit.

Qeveria njoftoi dërgimin e 2.500 ushtarëve shtesë në Jalisco, duke e çuar në 10 mijë numrin total të trupave të dislokuara që nga e diela.

ME TE LEXUARAT