Belgjikë/ Greva e kontrollorëve 'paralizon' aeroportin Charleroi, anulohen rreth 40 fluturime

Bota

Belgjikë/ Greva e kontrollorëve 'paralizon' aeroportin

Rreth 40 fluturime u anuluan të enjten në aeroportin “Charleroi” të Belgjikës, për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Autoritetet kanë paralajmëruar se problematikat mund të vijojnë edhe gjatë së premtes. Në faqen zyrtare të aeroportit janë evidentuar rreth 10 anulime, ndërsa 18 të tjera janë konfirmuar për orët e para të mëngjesit.

Sipas drejtorit të operacioneve, Nicolas Charluteau, situata mund të ndikojë në funksionimin normal të aeroportit deri në orën 08:00 të mëngjesit dhe më pas nga ora 22:00 e së premtes.

Gjatë së enjtes u anuluan 9 fluturime në nisje dhe 9 në mbërritje, ndërsa për mbrëmjen ishin parashikuar edhe 12 anulime të tjera.

Greva e kontrollorëve zhvillohet gjatë natës, nga ora 22:00 deri në 08:00, dhe është planifikuar të vijojë nga 16 shtatori deri më 10 tetor.

Sindikatat kërkojnë barazimin e pagesës shtesë për turnet e natës me atë që përfitojnë kontrollorët në aeroportin e Liezhit.

Operatori belg i kontrollit të trafikut ajror, “Skeyes”, e ka kundërshtuar kërkesën, duke argumentuar se ajo do të sillte një rritje prej rreth 160 për qind.

ME TE LEXUARAT