Berisha denoncon kompaninë “KAYO”: “Trafik armësh dhe skandal i paparë për një vend të NATO-s”

Politikë

Berisha denoncon kompaninë “KAYO”: “Trafik armësh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me veprimtarinë e kompanisë shtetërore të mbrojtjes "KAYO", duke e cilësuar atë si një skandal të papreditur për një vend anëtar të NATO-s.

Në një prononcim për mediat nga jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha pretendoi se përmes kësaj strukture po kryhet kontrabandë dhe trafikimi i armatimeve.

Sipas liderit të opozitës, blerjet e mjeteve ushtarake dhe armatimeve po realizohen në zona lufte, ndërsa Shqipëria paraqitet artificialisht si vend prodhues i tyre.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ka alokuar 30 milionë euro kompanisë për prokurime të drejtpërdrejta pa asnjë procedurë tenderimi, duke e konsideruar këtë skemë si vjedhje të hapur të fondeve publike.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ai iu bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestave të opozitës për të rrëzuar atë që e quajti regjim korruptiv, duke paralajmëruar publikimin e skandaleve të tjera në ditët në vijim.

ME TE LEXUARAT