Bllokada amerikane në Hormuz, Irani kërcënon me veprime ushtarake të paprecedenta

Një raport i transmetuar nga media shtetërore iraniane Press TV dhe i cituar nga Sky News, paralajmëron se Irani mund të ndërmarrë “veprime ushtarake konkrete dhe të pashembullta” si reagim ndaj bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane.
Sipas një burimi të lartë sigurie të cituar në raport, deri tani Irani ka shmangur reagimin ushtarak për t’i lënë hapësirë diplomacisë.
Megjithatë, nëse kushtet e tij nuk pranohen, thuhet se Shtetet e Bashkuara mund të përballen me një përgjigje tjetër të fortë lidhur me situatën e bllokadës detare.
Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të shtuara mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa situata mbetet e paqartë dhe e ndjeshme në planin ndërkombëtar.


