Debat në Formula 1 pas aksidentit/ Piloti: E papranueshme, nuk duhet të ndodhte

Bota

Debat në Formula 1 pas aksidentit/ Piloti: E papranueshme, nuk duhet

Pas aksidentit në Suzuka ku përfundoi në barrierat mbrojtëse Oliver Bearman ka reaguar.

Piloti i Haas pësoi vetëm lëndime të lehta, por nuk kurseu kritikat ndaj rivalit, duke e cilësuar manovrën e tij të papranueshme. “Ajo që bëri është e papranueshme. Ne pilotët flasim për më shumë respekt mes nesh dhe pastaj ndodh kjo”, u shpreh Bearman.

Sipas tij, diferenca e madhe e shpejtësisë mes makinave, rreth 50 km/h si pasojë e rregullave të reja, e bëri situatën tepër të rrezikshme. Ai theksoi se edhe një lëvizje e vogël në ato kushte mund të kishte pasoja serioze.

Ngjarja ka hapur debat në Formula 1 për sigurinë në pistë, ndërsa pritet që të diskutohen masa të reja përpara garës së Miamit, me qëllim shmangien e incidenteve të ngjashme.

ME TE LEXUARAT