Detaje TRONDITËSE nga ngjarja në Berat! 39-vjeçari xhaxhai i të miturës që dyshohet se ka abuzuar seksualisht

Aktualitet

Detaje TRONDITËSE nga ngjarja në Berat! 39-vjeçari xhaxhai i

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e raportuar më herët në Berat, ku dyshohet se një 39-vjeçar ka abuzuar seksualisht një 15-vjeçare.

Raportohet se 39-vjeçari është xhaxhai i të miturës, teksa ka qenë kjo e fundit që e denoncoi në polici duke deklaruar se ai e kishte abuzuar seksualisht. Hetimet mbi ngjarjen vijojnë, teksa e mitura pritet t’i nënshtrohet teksteve mjeko-ligjore për të vërtetuar abuzimin.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe”,thotë policia.

ME TE LEXUARAT