E rëndë në Londër, plagosen me thikë dy fëmijë

Një alarm u dha në një shkollë në Londër pasi dy djem u plagosën pas një sulmi me thikë. Të dy djemtë, të moshës 12 dhe 13 vjeç, janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre nuk dihet, sipas SkyNeës.
Policia ka identifikuar një të dyshuar, një adoleshent, i cili është shpallur në kërkim.
Shkolla “Kingsbury” ku ndodhi ngjarja, tha në një deklaratë se po bashkëpunojnë me autoritetet për të gjitha procedurat e nevojshme.
“Duam t’ju njoftojmë se sot në Shkollën e Mesme Kingsbury ka ndodhur një incident serioz. Po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse dhe po ndjekim të gjitha procedurat e nevojshme. Situata tani është nën kontroll dhe kemi folur drejtpërdrejt me prindërit dhe kujdestarët e nxënësve të përfshirë.
E kuptojmë që kjo do të jetë shqetësuese. Aktualisht, nuk është e mundur të hysh ose të dalësh nga vendi i shkollës. Do të japim përditësime të mëtejshme sapo të jemi në gjendje të ndajmë informacion të konfirmuar“, tha shkolla.


