"Edhe 9 vjet President", Trump bën shaka: Jam më i ri se një i moshuar

Bota

"Edhe 9 vjet President", Trump bën shaka: Jam më i ri se

Gjatë një fjalimi në një samit biznesi në Shtëpia e Bardhë, presidenti i SHBA, Donald Trump, bëri shaka duke deklaruar se do të largohet nga detyra pas tetë ose nëntë vitesh, koment që shkaktoi reagime të shumta.

Deklarata e tij erdhi teksa fliste për një paketë uljesh taksash të miratuara nga administrata e tij, e cila u jep bizneseve mundësinë të përfitojnë zbritje të konsiderueshme për investimet në impiante të reja, pajisje dhe shpenzime kapitale gjatë vitit të parë.

“Kur të dal nga zyra, le të themi pas tetë ose nëntë vjetësh, do të jem në gjendje të përfitoj edhe vetë nga kjo masë”, tha Trump.

Presidenti amerikan bëri gjithashtu shaka me moshën e tij, duke theksuar se nuk e konsideron veten të moshuar.

“Nuk jam më i moshuar. Jam shumë më i ri se një i moshuar. Ndihem njësoj siç ndihesha 50 vjet më parë”, u shpreh ai.

Trump shtoi gjithashtu se kandidatët për president dhe zëvendëspresident duhet t’i nënshtrohen testeve njohëse, duke pretenduar se ai është i vetmi president që ka kryer teste të tilla dhe i ka kaluar me sukses.

Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump prek publikisht mundësinë e një mandati të tretë presidencial, pasi ai ka bërë deklarata të ngjashme edhe më herët gjatë fjalimeve dhe intervistave.

ME TE LEXUARAT