Sulmet me 9 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Turqi/ Erdogan: Do të ashpërsojmë ligjin për armët

Bota

Sulmet me 9 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Turqi/

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se qeveria do të ashpërsojë ligjet për armët, pas një sërë sulmesh të rënda në shkolla që kanë tronditur opinionin publik në vend.

Sipas tij, do të rriten ndjeshëm masat ndëshkuese për personat që u vënë armët në dispozicion të të miturve, ndërsa po shqyrtohen edhe kufizime më të forta për armëmbajtjen dhe kontrollin e tyre.

Vendimi vjen pas disa ngjarjeve tragjike. Në Sanliurfa, një ish-nxënës 19-vjeçar plagosi 16 persona pasi hapi zjarr në një shkollë të mesme, përpara se të vetëvritej. Ndërsa në Kahramanmaraş, një 14-vjeçar vrau tetë nxënës dhe një mësues, duke përdorur armën e babait të tij, dhe më pas u gjet i vdekur.

Erdogan deklaroi gjithashtu se autoritetet po shqyrtojnë masa shtesë për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale, si pjesë e një pakete më të gjerë sigurie dhe parandalimi.

ME TE LEXUARAT