FBI publikon pamjet e autorit të dyshuar për rrëmbimin e nënës së prezantueses të NBC-së

Bota

FBI publikon pamjet e autorit të dyshuar për rrëmbimin e

FBI-ja publikoi të martën foto nga kamerat e sigurisë që duket se tregojnë një person të përfshirë në zhdukjen dhe rrëmbimin e Nancy Guthrie, nënës së gazetares së NBC-së, Savannah Guthrie.

Në një postim, drejtori i FBI-së, Cass Patel, shkroi se “gjatë tetë ditëve të fundit, FBI-ja dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Pima kanë punuar ngushtë me partnerët tanë të sektorit privat për të rikuperuar imazhe ose video nga shtëpia e Nancy Guthrie që mund të kenë humbur, shkatërruar ose të paarritshme për shkak të një sërë faktorësh, përfshirë heqjen e pajisjeve të regjistrimit”.

Ai shpjegon gjithashtu se autoritetet kanë zbuluar imazhet e reja që ai publikoi, të cilat më parë ishin të paarritshme.

Fotot tregojnë një person të armatosur i cili duket se ka hakuar kamerën në derën e përparme të Nancy Guthrie në orët e para të ditës kur ajo u zhduk.

Nancy Guthrie, 84 vjeçe, u zhduk gjatë natës nga shtëpia e saj në Tucson, Arizona, dhe u pa për herë të fundit më 31 janar. Autoritetet besojnë se ajo u mor kundër vullnetit të saj. Familja kishte njoftuar më herët se ishin të gatshme të paguanin një shumë parash për kthimin e saj të sigurt.

Nancy Guthrie u shpall zyrtarisht e zhdukur kur nuk u paraqit për shërbesën e së dielës, më 1 shkurt, gjë që shkaktoi shqetësim midis anëtarëve të mbetur të famullisë. Që atëherë, familja ka publikuar tre video të tjera, në të cilat ata shprehin gatishmërinë e tyre për të folur me rrëmbyesit e tyre të mundshëm dhe kërkojnë prova se nëna e tyre është gjallë.

ME TE LEXUARAT