Greqia pritet të mos jetë vëndi më me borxhe në Eurozonë, mund të pasohet nga Italia

Greqia pritet të mos jetë më vendi më me borxhe në eurozonë deri në fund të vitit, ndërsa pritet që vendin ta zërë Italia, sipas të dhënave të reja fiskale.
Sipas zyrtarëve grekë, borxhi publik i Greqisë pritet të zbresë në rreth 137% të PBB-së në vitin 2026, nga 145% që ishte në vitin 2025.
Ky është një përmirësim i ndjeshëm për një vend që ende po rimëkëmbet nga kriza financiare dhe paketat e shpëtimit të viteve të kaluara.
Në të kundërt, borxhi i Italisë pritet të rritet në 138.6% të PBB-së në vitin 2026, duke e kaluar Greqinë dhe duke u bërë më i larti në eurozonë.
Sipas planit buxhetor italian, niveli i borxhit pritet të mbetet i lartë edhe në vitet në vijim, me një rënie të lehtë vetëm pas vitit 2027.
Një zyrtar grek tha për Reuters se “Greqia nuk do të jetë më vendi më me borxhe në eurozonë që këtë vit”.
Ky ndryshim vjen pas një uljeje të vazhdueshme të borxhit grek me mbi 45 pikë përqindje që nga viti 2020.
Greqia vazhdon të dalë nga kriza financiare dhjetëvjeçare dhe nga tre paketa shpëtimi me vlerë rreth 280 miliardë euro, shkruan Protothema.gr.
Vetëm këtë vit, vendi planifikon të shlyejë rreth 7 miliardë euro kredi të hershme si pjesë e përmirësimit të financave publike.
Ndërsa Greqia po ul borxhin, Itali po përballet me rritje graduale të tij, duke ruajtur një nga nivelet më të larta të borxhit në Bashkimin Evropian.


