Debate dhe përplasje në sallë/ Opozita braktis Kuvendin pas përjashtimit të Luçiano Boçit

Politikë

Debate dhe përplasje në sallë/ Opozita braktis Kuvendin pas

Opozita ka braktisur sallën e Kuvendit pas vendimit të kryeparlamentarit Niko Peleshi për të përjashtuar deputetin e Luçiano Boçi, duke e konsideruar masën të padrejtë dhe duke kërkuar rikthimin e tij në seancë.

Deputeti i Belind Këlliçi deklaroi se opozita do të largohej në shenjë solidariteti nëse Boçit nuk i jepej e drejta e fjalës, duke e cilësuar situatën të papranueshme dhe mungesë të respektimit të të drejtave parlamentare.

Nga ana tjetër, Peleshi u përgjigj se seanca kishte zgjatur për orë të tëra dhe se deputeti Boçi nuk kishte kërkuar replikë sipas procedurës, por kishte marrë fjalën në mënyrë të parregullt dhe me gjuhë të papërshtatshme, çka sipas tij justifikonte masën disiplinore.

Debati u shoqërua me tensione në sallë, ndërsa opozita vendosi të largohet nga seanca, duke paralajmëruar përshkallëzim të qëndrimit në vijim.

ME TE LEXUARAT