Pranohet propozimi i Ballës, shtyhet projektligji për heqjen e taksës së qarkullimit për karburantet në seancën e radhës

Në Kuvend është vendosur shtyrja e shqyrtimit të projektligjit “për taksat kombëtare”, pasi propozuesit e tij, deputetë të opozitës, mungojnë për shkak të bojkotit të seancave.
Kreu i Grupit Parlamentar të Taulant Balla kërkoi që pika të hiqej nga rendi i ditës, duke argumentuar se nuk mund të vijojë procedura pa praninë e propozuesve për ta prezantuar nismën. Ai propozoi që votimi të shtyhej për një seancë tjetër.
Projektligji parashikon pezullimin e detyrimit të taksës së qarkullimit për lëndët djegëse deri në mars 2028.
Kërkesa e Ballës u miratua dhe Kuvendi vendosi që shqyrtimi dhe votimi i projektligjit të shtyhet për seancën e radhës.


