Harku gjigant i Trump në zemër të Uashingtonit/ Projekt 76 metra për 250-vjetorin e pavarësisë

Shtëpia e Bardhë po avancon një projekt të ri për ndërtimin e një harku gjigant triumfi në Washington DC, si pjesë e festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.
Projekti lidhet me iniciativën e presidentit Donald Trump për të lënë një simbol të ri monumental në kryeqytetin amerikan.
Sipas planit, harku do të jetë rreth 76 metra i lartë dhe në majë do të ketë një figurë të ngjashme me Statujën e Lirisë, që mban një pishtar. Struktura parashikohet të shoqërohet me elemente dekorative si shqiponja dhe luanë të veshur me ar, ndërsa në anët e saj do të shkruhen mesazhe për lirinë dhe drejtësinë.
Projekti pritet të paraqitet për shqyrtim zyrtar nga institucionet përkatëse, por ndërkohë ka hasur kundërshtime. Një grup veteranësh dhe një historian kanë hapur çështje në gjykatë, duke argumentuar se ndërtimi mund të ndikojë në pamjen historike mes Memoriali i Lincolnit dhe Varrezat e Arlingtonit.


