Trump sulmon presidentin izraelit: Herzog është gënjeshtar, nuk e fali asnjëherë Netanyahu

Bota

Trump sulmon presidentin izraelit: Herzog është gënjeshtar, nuk e

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sulmoi ashpër presidentin izraelit, Isaac Herzog, duke e quajtur atë "gënjeshtar" në një intervistë me transmetuesin izraelit Channel 14. Trump pretendoi se Herzog premtoi të falte kryeministrin Benjamin Netanyahu, por "nuk e bëri kurrë".

Netanyahu është kryeministri i parë në historinë e Izraelit që gjykohet ndërsa është në detyrë: ai është akuzuar për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me pushtetin. 

 Gjyqi ka vazhduar për gati pesë vjet, me vonesa të shkaktuara edhe nga përpjekjet e përsëritura për të shtyrë dëshminë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar gjithashtu një urdhër arresti ndërkombëtar kundër me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktin e Gazës. Urdhëra arresti janë lëshuar gjithashtu për disa zyrtarë të Hamasit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT