“Pritët të largohej Belinda që…”/ Salianji “shuplakë” Berishës për protestën: Vetëm një xhiro në Bulevard

Politikë

“Pritët të largohej Belinda që…”/ Salianji

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka kritikuar hapur Sali Berishën dhe kupolën drejtuese të PD-së pas protestës, të cilën e quan një xhiro në Bulevard.

Salianji shkruan se u prit që të largohej Belinda Balluku që të hidheshin disa molotovë te Ministria e Infrastrukturës. Sipas ish-deputetit kjo protestë nuk e largon qeverinë e kryeministrit Edi Rama, por në fakt e mban në këmbë.

Postimi i Ervin Salianjit:

Si gjithmonë lidershipi premtoi rrëzimin e Ramës, por prodhuan vetëm një xhiro në bulevard. Kështu jo vetëm që nuk rrëzohet Edi Rama, por në fakt po e mbahet në këmbë. Fajin për korrupsionin e ka Rama dhe jo qytetarët, bizneset dhe rrugët e Tiranës! Protestuesit kundër Ramës janë heronj. Edhe pas 13 vitesh, ata vazhdojnë të qëndrojnë, të rezistojnë dhe të reagojnë përballë një qeverisjeje të degraduar dhe thellësisht të korruptuar si ajo e Edi Ramës.

Policia e Ramës sillet joprofesionale dhe mbyt me gaz qytetin por fatkeqësisht, lidershipi i opozitës është pa strategji, pa vizion dhe i zhytur në premtime fantazmagorike e në delir politik. Pa asnjë lidhje me pritshmëritë reale të shoqërisë. Të trembur vetëm nga humbja e karrigeve të tyre, ata as dinë dhe as duan të dëgjojnë zërin e demokratëve që kërkojnë ndryshim të vërtetë që mundëson largimin e Ramës!

Qytetarët e Tiranës nuk kanë pse mbajnë asnjë kosto shtese prej keqqeverisjes, as gazin as molotovët!

22 Marsi është dita e pluralizmit shqiptar. Dita e kthesës historike pas 45 vitesh vrasjesh, persekutimi dhe shtypjeje të ndërgjegjes. Institucioni politik që krijuan shqiptarët e lirë dhe të guximshëm ishte Partia Demokratike e Shqipërisë: partia e rinisë, e intelektualëve të lirë, e ndryshimit dhe e shpresës europiane.

Kjo është simbolika e 22 Marsit. Kjo datë nuk mund dhe nuk duhet t’i shërbejë kultit të personalitetit të askujt. Sepse Partia Demokratike nuk u krijua për të mbajtur karrige, por për të rrëzuar regjime. Dhe kush e ka harruar këtë, është bërë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Zgjidhja është e qartë: gara, vota dhe zgjedhjet. Vetëm kështu Partia Demokratike mund të rikthehet fituese!

P.s. u prit te largohej Balluku qe te hidheshin disa fishekzjarrë tek Ministria e Infrastrukturës/Shqip

ME TE LEXUARAT