Incident në SHBA, skaneri “gëlltit” 61-vjeçarin që mbante zinxhir metalik në qafë
Një burrë 61-vjeçar është në gjendje kritike në një spital të Long Island pas një incidenti të rëndë që ndodhi në një dhomë ku kryeshin ekzaminime imazherike MRI (imazheri me rezonancë magnetike).
Incidenti i papritur ndodhi të mërkurën pasdite kur burri hyri në dhomën e imazherisë dhe në qaftë kishte një zinxhir metalik të rëndë.
Në atë kohë, skaneri MRI ishte i ndezur, duke bërë që forca e fortë magnetike e makinës ta tërhiqte me dhunë atë nga brenda.
Sipas autoriteteve, 61-vjeçari nuk kishte leje të qëndronte në zonën specifike.
Ai u transportua menjëherë në një spital aty pranë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia dhe shërbimet shëndetësore kompetente po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.