Babai i Ilaria Sulës para prokurorëve: Dënoni autorin! Princesha ime pati fund të tmerrshëm

Aktualitet

Babai i Ilaria Sulës para prokurorëve: Dënoni autorin! Princesha

Flamur Sula, Babai i Ilaria Sulës, vajzës shqiptare, e cila u vra nga ish i dashuri e saj, Mark Antony Samson, vijon të kërkojë drejtësi nga autoritetet italiane.

Babai i Ilarias u shpreh pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për ish të dashurin e vajzës së tij se ata njerëz e lënduan shumë familjen e tij. 

“Ata njerëz e lënduan shumë familjen time. Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe nuk është e drejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”, tha Flamur Sula pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për ish të dashurin e vajzës së tij.

Ilaria Sula, rezultonte e zhdukur që prej datës 25 Mars në Romë. Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, 23-vjeçarin filipinas, por më pas ngjarjet morën një kthesë dramatike. Trupi i studentes shqiptare u gjet brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli.

Hetimet janë fokusuar tek fundi i lidhjes së saj me të dashurin Filipinas. Sipas raportimeve ka qenë i riu që dërgoi efektivët në zonën ku u gjet trupi i Ilaria Sulës, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë. Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira që ndan me tre shoqe të tjera, por nuk ishte kthyer më. Mbrëmjen e 25 Marsit shkëmbeu mesazhe në ëhatsapp me shoqet e shtëpisë, të cilat të shqetësuara se ajo nuk ishte kthyer, i kishin shkruar.

Më pas çdo kontakt ishte shkëputur. Ka dyshime se 23-vjeçari Filipinas ka përdorur telefonin e viktimës pas vrasjes së saj për të shkëmbyer mesazhe si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale. Sipas medias italiane, ai e ka vrarë Ilaria Sulën duke e goditur me thikë në një apartament në Romë dhe më pas ka hequr qafe trupin pasi e ka futur në një valixhe. Ka qenë edhe analiza e tabulateve të telefonit dhe qelive që inkriminuan të dashurin e viktimës.

ME TE LEXUARAT