Irani kërcënon SHBA-në: Nëse këmba e një ushtari amerikan shkel tokën tonë, Amerika do të përballet me një Vietnam tjetër

Bota

Irani kërcënon SHBA-në: Nëse këmba e një ushtari

“Nëse këmba e një ushtari amerikan shkel tokën tonë, SHBA-ja do të përballet me një Vietnam tjetër”:Duke folur nga zyra e tij në Teheran, zv/ministri i jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, pohoi se vendi i tij është i gatshëm ta vazhdojë luftën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, dhe shtoi se Republika Islamike nuk është aktualisht e fokusuar tek gjetja e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit.

“Thjesht lexoni për atë që ndodhi në Vietnam. Ushtarët amerikanë mund të përballen me një fat të ngjashëm edhe këtu në Iran. Ata e kuptojnë se kush i tërhoqi në këtë luftë, mund t`i tërheqë edhe në një situatë tjetër të vështirë”, shprehet Saeed Khatibzadeh, zv/ministër i jashtëm i Iranit.

Deklarata e numrit dy të diplomacisë iraniane vjen pas dy javësh konflikti shkatërrues që ka lënë gati 1,500 iranianë të vrarë në luftën me SHBA-në dhe Izraelin dhe miliona iranianë të zhvendosur. Ajo u bë ndërkohë në ditën kur shteti hebre njoftoi se forcat e tij të mbrojtjes kanë goditur e vrarë kreun e sigurisë së Iranit, Ali Larijani, gjatë një sulmi në Teheran, vdekje kjo të cilën Irani vetë ende nuk e ka konfirmuar.

 

 

ME TE LEXUARAT