“Elinarën ia lashë Erandit”, Frederik Ndoci sqaron konfliktet në Ferma VIP!

Showbiz

“Elinarën ia lashë Erandit”, Frederik Ndoci sqaron

Pas daljes nga “Ferma VIP”, këngëtari Frederik Ndoci ka folur për konfliktet dhe keqkuptimet që ka pasur brenda fermës, duke sqaruar situatat me konkurrentët Elinara dhe Ylli.

Përplasja me Elinarën, sipas tij, nuk ka qenë një konflikt i mirëfilltë, por një veprim i qëllimshëm për t’i dhënë hapësirë, Erandit.

“Unë s’kam bërë asnjë konflikt. Elinara ishte në një moshë që mund të shihej nga unë dhe nga Erandi. Për t’i lënë Erandit terren të lirë, meqë kishte ardhur nga një histori martese, ju kundërvura Elinarës që ajo të mendonte: ‘Me Frederikun s’kam shpresë, po shkoj me Erandin’,” – tha ai.

Ndërsa konflikti me Yllin, sipas Ndocit, lindi nga një mungesë komunikimi. Ai ngriti dhe një hije dyshimi se Ylli e ngacmoi duke e prekur.

“Ylli ishte njeri shumë i mirë, i edukuar. Një ditë po flija me pantallona të shkurtra dhe ndjeva një dorë që më preku lehtë. Ishte Ylli. Më tha se donte të shihte nëse po flija. Ai kishte mangësi në komunikim dhe ngado që shkonte, kruhej. I thashë: ‘Kujdes, se të sheh edhe familja ime’. Por ai ma ndërpreu fjalinë. Doja t’i thoja që kam vajzë, djalë, grua. Ndërsa ai jeton vetëm me meshkuj në shtëpi",  sqaroi këngëtari.

Frederiku theksoi se nuk kishte hyrë në “Ferma VIP” për të garuar me imazhin e një burri joshës: “Aty janë njëri më i bukur se tjetri. Unë nuk kisha hyrë me idenë e sex appeal-it. Kam qenë aty si ‘gjyshi i mirë’, ashtu siç jam në jetën reale.”

ME TE LEXUARAT