Izraeli: Dy zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane janë vrarë gjatë sulmeve

Bota

Izraeli: Dy zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

Ushtria izraelite pretendon se dy zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane janë vrarë në Iran në valën e parë të sulmeve ndaj vendit. Sipas deklaratës së tyre, viktimat janë Sayed Yahya Hamidi dhe Jalal Pour Hussein.

Sipas tyre Hamidi ishte zëvendësministër i inteligjencës për çështjet e Izraelit, duke pretenduar se ai udhëhoqi aktivitete terroriste që synonin hebrenjtë, aktorët perëndimorë dhe kundërshtarët e regjimit në Iran dhe jashtë vendit.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se Hossein ishte kreu i divizionit të spiunazhit në Ministrinë e Inteligjencës së Iranit.

“Së bashku me ta, u eliminuan edhe terroristë të tjerë të lartë”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT