Kalas: "Çdo pagesë për kalimin nëpër Ngushticë do të krijonte një precedent të rrezikshëm

"Çdo sistem pagese për tranzitin përmes Ngushticës së Hormuzit do të vendoste një precedent të rrezikshëm për rrugët detare globale", tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Kallas, gjatë një konference për shtyp pas takimit të saj me Ministrin e Jashtëm Norvegjez, Espen Barth Aide, dhe Kryeministrin Palestinez, Mohammed Mustafa, në Bruksel.
Duke iu referuar situatës, ajo vuri në dukje se "në Ngushticën e Hormuzit, situata në lidhje me hapjen ose mbylljen e rrugës detare ndryshon çdo ditë".
"Dritare e ngushtë për uljen e tensioneve"
Siç theksoi ajo në lidhje me Lindjen e Mesme, "armëpushimet e brishta me Iranin dhe Libanin ofrojnë një dritare të ngushtë mundësie për uljen e tensioneve, por padyshim që të dyja armëpushimet kanë një datë skadimi", duke shtuar se "diplomacia duhet të japë fryte në rajon, përndryshe do të kthehemi në luftë".
Ajo theksoi se BE-ja dhe aktorët rajonalë bien dakord që, përveç programit bërthamor, ka edhe çështje të tjera për t'u adresuar, "siç është programi i raketave", si dhe "aleatët indirektë", të cilët, deklaroi ajo, duhet të përfshihen në negociata.


