Katër objektivat e Trump në luftën me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, prezantoi sot, për herë të parë, një listë specifike të objektivave që ai ka vendosur për luftën kundër Iranit, në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.
Për të justifikuar operacionin ushtarak të nisur të shtunën, presidenti republikan siguroi se kishte shfrytëzuar "mundësinë e fundit dhe më të mirë" për të goditur Teheranin.
"Së pari, ne po shkatërrojmë aftësitë e raketave balistike të Iranit", tha presidenti i SHBA-së, i cili foli për luftën para ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
"Së dyti, ne po shkatërrojmë marinën e tyre. Së treti, ne po sigurohemi që sponsori kryesor i terrorizmit në botë të mos mund të sigurojë kurrë një armë bërthamore", vazhdoi ai.
"Së fundmi, ne po sigurohemi që regjimi iranian nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë të armatosë, financojë dhe drejtojë ushtritë terroriste jashtë kufijve të tij", përfundoi Trump, duke iu referuar organizatave të armatosura të mbështetura nga Teherani në Lindjen e Mesme, të tilla si Hezbollahu në Liban dhe Hamasi në Palestinë./Lajmi i Fundit


