Kontaminoi me helm për minj kavanozat me ushqime për foshnje, arrestohet i dyshuari në Austri

Bota

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me ushqime për foshnje,

Autoritetet austriake kanë arrestuar një 39-vjeçar të dyshuar për përpjekje shantazhi ndaj kompanisë gjermane të ushqimeve për fëmijë HiPP, në një rast që ka shkaktuar alarm ndërkombëtar për sigurinë e produkteve në treg.

Sipas hetimeve, i dyshuari ka kërkuar 2 milionë euro nga kompania përmes një emaili kërcënues, ku paralajmërohej kontaminimi i produkteve. Mesazhi nuk ishte vënë re menjëherë nga kompania për shkak se kishte mbërritur në një adresë të përgjithshme.

Hetimi mori përmasa ndërkombëtare pasi në disa shtete të Evropës Qendrore u zbuluan kavanoza të kontaminuar me helm për minjtë, përfshirë Austri, Republikën Çeke dhe Sllovaki. Në Austri, autoritetet sekuestruan një produkt të dyshuar në një supermarket në Eisenstadt.

Kompania HiPP reagoi duke tërhequr menjëherë nga tregu produktin e prekur në Austri, ndërsa theksoi se prodhimi në Gjermani nuk është i prekur nga rasti.

Policia gjermane dhe austriake po bashkëpunojnë për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo një rrjet më të gjerë të përfshirë në manipulimin e produkteve. Deri tani, autoritetet konfirmojnë se nuk janë raportuar dëmtime shëndetësore te konsumatorët.

ME TE LEXUARAT