Kryeministri i Anglisë, Andy Burnham, i hap derën rikthimit në BE / Laburistët në presion për të përmbysur Brexit

Bota

Kryeministri i Anglisë, Andy Burnham, i hap derën rikthimit në BE

Kryeministri Andy Burnham nuk e ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit të Britanisë me Bashkimin Evropian, duke thënë gjithashtu se qeveria e tij kërkon të thellojë lidhjet ekonomike dhe politike me Brukselin.

Komentet e Burnham, të bëra gjatë rrugës për në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shënojnë një hapje të rëndësishme në një çështje që më parë ishte përjashtuar nga e Partisë Laburiste në lidhje me Brex-it.

Ai theksoi se përparësia e tij ishte aktualisht një samit i planifikuar Britani e Madhe-BE i fokusuar në marrëveshje praktike për të forcuar bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik.

“Fokusi ynë për momentin është organizimi i një samiti mes Britanisë së Madhe dhe BE, i cili shpresojmë të zhvillohet më vonë këtë vit.

Qëllimi është të kalojmë në nivelin tjetër për sa i përket arritjes së një marrëveshjeje që do ta nxisë më tej ekonominë britanike dhe të lehtësojë lëvizshmërinë e të rinjve.”

 Ai vlerësoi ish-kryeministrin Keir Starmer për riparimin e marrëdhënieve me Brukselin pas Brexit dhe tha se qeveria e tij donte ta çonte më tej këtë proces. Komentet e Burnham vijnë ndërsa brenda Partisë Laburiste po rritet presioni për më shumë bashkëpunim me Evropën dhe lehtësi në lëvizje.

ME TE LEXUARAT