Kryeministri i Pakistanit i kërkon Trump shtyrje 2-javore të ultimatumit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit për diplomacinë

Bota

Kryeministri i Pakistanit i kërkon Trump shtyrje 2-javore të

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të shtyjë me dy javë afatin për marrëveshjen me Iranin, duke theksuar se diplomacia është në një fazë vendimtare dhe duhet të ketë kohë për të prodhuar rezultate konkrete.

Në një reagim publik, Sharif theksoi se përpjekjet diplomatike në Lindjen e Mesme po avancojnë me ritme pozitive dhe mund të çojnë në një zgjidhje të qëndrueshme nëse palëve u jepet hapësira e nevojshme për dialog.

Paralelisht, ai i drejtoi një apel edhe Iranit, duke i kërkuar që të hapë Ngushtica e Hormuzit për një periudhë dyjavore si një sinjal vullneti të mirë, që do të ndihmonte në uljen e tensioneve dhe rikthimin e besimit mes palëve.

Kreu i qeverisë pakistaneze propozoi gjithashtu një armëpushim të përkohshëm prej dy javësh nga të gjitha palët e përfshira në konflikt, me synimin për të krijuar kushte reale për përfundimin e luftës përmes negociatave.

Thirrja e Pakistanit vjen në një moment kritik, kur ultimatumet dhe kërcënimet për përshkallëzim ushtarak kanë rritur ndjeshëm pasigurinë në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të shmangë një konflikt më të gjerë me pasoja globale.

ME TE LEXUARAT